
Dhurata Çupi këmbëngul që PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Çupi thotë se s’duhet të dalin kandidatura për kryetarë bashkie por vetëm me këshilla bashkiakë. Sipas Çupit, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi duhet të bëjnë të pamundurën për bashkimin me Berishën. Në të kundërt, sigpas saj rrezikojnë zvogëlim akoma më të madh nëse ndahen.
“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajsë gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues.
Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet.
Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shume se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”, tha Çupi.
Lajmi kryesor:
14 Maji/ Rreth 8 orë debate në Kryesinë dhe Grupin e PD! Çupi e Tabaku: Jo kandidatë për kryebashkiakë! Alibeaj: Vendosim nesër! Bardhi: Flas pas vendimit
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
59.1%
-
E gabuar
33.3%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4999
Lajme të tjera
-
Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë, me përulësi dhe mëngët e përveshura
3 Qershor, 12:43
-
Berisha tentativa bashkimi me Bardhin e Tabakun, Karaj: Shkak se janë grupe interesi! Haklaj: Do të marrë vulën, ujërat i trazoi Basha
2 Qershor, 18:36
-
Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësitë tona! Duhet reflektim nga deputetët e PD-së! Mosrritja e pagave, paaftësi e qeverisë
2 Qershor, 13:57
-
PD, si kazino politike
2 Qershor, 13:41
-
14 Maji/ Berisha: Në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative! Në Tiranë 15% e votuesve ishin zgjedhës shëtitës
2 Qershor, 12:36
-
Kallëzimet e Rithemelimit për zgjedhjet vendore, Flamur Noka thirret sërish në SPAK: Do të denoncojmë çdo ditë farsën elektorale
2 Qershor, 10:11
-
Fituan në zgjedhjet e 14 maji/ Nga Veliaj te Sako e Filo, KQZ u jep mandatet 6 kryebashkiakëve
2 Qershor, 09:40
-
Pse humbi kaq rëndë, pse mund të humbë edhe më rëndë dhe çfarë mund të bëhet?
2 Qershor, 09:23
-
Basha mesazh Berishës: Aleanca me BE e SHBA na çon drejt fitores! Lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për veten
1 Qershor, 22:14
-
Për militantët e Berishës që thonë pse duhet ta japë dorëheqjen ai, kur e do baza?
1 Qershor, 19:11
-
Kronikë per ata që bien dhe ata që ngjiten - Ç'ndodhi sot në Kuvend
1 Qershor, 18:25
-
Ankimimi i koalicionit Berisha-Meta për votimin elektronik në Elbasan, KAS: Do rinumërohen 3 prej qendrave të votimit
1 Qershor, 13:43