14 Maji/ Rreth 8 orë debate në Kryesinë dhe Grupin e PD! Çupi e Tabaku: Jo kandidatë për kryebashkiakë! Alibeaj: Vendosim nesër! Bardhi: Flas pas vendimit

TIRANË- Kur duhen edhe vetëm 3 ditë nga mbarimi i afatit të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, në Partinë Demokratike ende nuk ka një vendim për mënyrën se si do të dilet para votuesve më 14 Maj. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe grupit Parlamentar, të thirrur nga kryetari i komanduar i PD Alibeaj, ka pasur debate. Deputetët dhe anëtarët e Kryesisë janë të ndarë nëse do të duhet të kenë kandidatë për kryetarë bashkie apo jo.

Pas rreth 8 orësh debatesh në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar demokratët duket se janë jo unikë. Në dalje për mediat folën dy figurat më kryesorë, Bardhi dhe Alibeaj, në prononcimet e të cilëve u vu re një lloj tensioni dhe ndarjeje. Kryetari i Komanduar i PD, Alibeaj tha se vendimi do të merret nesër pasi të dëgjohet edhe Kolegji i Kryetarëve, ndërsa fjalëpakë ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili tha se qëndrimin e tij do ta thotë pasi të ketë një vendimmarrje.

Vetë Alibeaj dhe një pjesë e anëtarëve që e mbështesin, ka kërkuar që PD të dalë në zgjedhjet lokale të 14 majit me 61 kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe me kandidatë për këshillat bashkiakë. Por ka pasur edhe nga ata deputetë të cilët kanë kërkuar që të mos nxjerrin kandidatë për kryetarë bashkie, në mënyrë që PD të dalë me kandidatë unikë. Ndërkohë, gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se Kryesia ka propozuar dy kandidatura për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godolen dhe Roland Bejkon. Ndërkohë, edhe gazetari dhe përkthyesi Rudi Erebara mund të jetë një kandidaturë e mundshme.

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka zbardhur edhe diskutimet brenda mbledhjes. Deputetja Jorida Tabaku thotë se PD duhet të dalë me një kandidat dhe të nxjerrin vetëm kandidatë për këshilltarë bashkie. Në mbledhje, Tabaku ka thënë se nuk u kërkon demokratëve votën kundër kolegëve të saj.

“Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi”, ka thënë Tabaku.

Të njëjtin qëndrim si Tabaku kanë mbajtur edhe deputetët Dhurata Çupi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledio Nallbati apo edhe Gazment Bardhi. Demokratja Çupi është shprehur se nëse dalin me kandidatë për bashkitë rrezikon që PD të zvogëlohet akoma edhe më shumë.

“Ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, deputetë si Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë.  

Alibeaj premton zgjidhje të shtunën, kur edhe do të mbledhë në orën 12 Kolegjin e Kryetarëve, ditë kur edhe socialistët nga ana tjetër do të zyrtarizojnë emrat e tyre për kandidatë në 61 bashki.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Për herë të parë, Alibeaj shihet i shoqëruar nga Garda si kryetar opozite: S'më pëlqen fare, por duhet respektuar ligji

1679680064_5.jpeg

Për herë të parë, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shfaqur nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës. I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, Alibeaj tha asnjëherë.

“Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh. Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë. Ndiheni i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”, tha Alibeaj.

Ora 18:31
Mbyllet mbledhja e Kryesisë dhe grupit, Alibeaj: Nesër mbledhim Kolegjin e Kryetarëve, pastaj vendosim! Bardhi: Do ta them qëndrimin tim pas vendimmarrjes

 

Nuk ka vendim në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i Komanduar i PD, Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thanë se vendimi do të merret nesër.

“Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, tha Bardhi.

“Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.

Ora 15:58
Mbledhja e Kryesisë së PD, ja kush janë dy kandidaturat e propozura për garën Bashkinë e Tiranës

1679342254_finalprojekt.00244622.Still021.jpg

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e partisë dhe po diskutojnë mbi mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet vendore 2023. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se Kryesia ka propozuar dy kandidatura për garën elektorale të 14 majit për Bashkinë e Tiranës. Dy emrat e propozuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko. Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura. 

Ora 14:20
Tabaku në mbledhjen e grupit parlamentar: Opozita të shkoj në zgjedhje me kandidatë unikë! Betejën e kemi me Ramën, s’kërkoj votë kundër kolegëve

1678966772_Screenshot18.jpg

Në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetja Jorida Tabaku sugjeron që të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët jo të ndarë. Ajo thotë se PD duhet të dalë si alternativë në zgjedhje për betejën kundër Ramës, jo të kërkojnë votë kundër kolegëve.

“Kam të njëjtin qëndrim që kisha në shtator. Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye e asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës. Ne duhet të mbrojmë logon e PD, të nxjerrim PD si alternativë në këto zgjedhje. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi. Nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë dhe më shumë se kaq”, tha Tabaku.

Ora 14:09
Çupi në mbledhjen e PD: S’duhet të nxjerrim kandidatura për kryetar bashkie, vetëm lista për këshilltar bashkiak! Rrezikojmë zvogëlim nëse ndahemi

1678960279_Screenshot1.jpg

Dhurata Çupi këmbëngul që PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Çupi thotë se s’duhet të dalin kandidatura për kryetarë bashkie por vetëm me këshilla bashkiakë. Sipas Çupit, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi duhet të bëjnë të pamundurën për bashkimin me Berishën. Në të kundërt, sigpas saj rrezikojnë zvogëlim akoma më të madh nëse ndahen.

“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajsë gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues.

Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet.

Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shume se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”, tha Çupi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/03/2023 23:59

    Kjo Tabaku me shoke bejne rolin e kalit te Trojes brenda PD.Berisha nuk beri asnje leshim,perse t'i bejne keta?! Nese nuk nxirrni kandidate per kryebashkiake,shpini uje ne mulli te koalicionit Berisha-Meta.T'a zeme se ne Shkoder fiton kandidati per kryebashkiak i Sales,sepse ju keni vendosur vetem per anetare keshilli,ai ka per t'u sjelle si mbret pa kurore dhe nuk do t'i pyese per asgje,ose do te vendose veton per cdo propozim i ardhur nga keshilltaret e dale nga grupi i Alibeajt ,me urdher nga Sala qe mezi pret rastin per shpagim.Vertet mund te humbni ne pergjithesi perballe PS,por pse ja beni jeten te lehte grupit Berisha-Meta ,kete se kuptoj?!

    Përgjigju
  • Linda: 24/03/2023 20:03

    Tani qe u vendos te ruhet nga garda zoti Alibeaj te behemi gati te shofim dhe partin demakrtike nr-3.

    Përgjigju
  • Haha: 24/03/2023 16:50

    Edhe ky temi te vihet kandidat perballe gjysmave te PD del fitues.

    Përgjigju
  • jorgo: 24/03/2023 16:34

    sinuk ju vjen zor ketyre lepirsa te berishes ishit deri dje se ai ju beri deputet o buk shkel , Berisha eshte nje e nuk ka lider me te dashur per demokratet , si nuk i vjen zor atij collakut te burrelit buk shkel as familja e vet nuk ja jep votn .

    Përgjigju
  • Berti: 24/03/2023 16:31

    Qenkan mblwdh ata 5 veta se elektorat nje m.t ka alibeu me bashen. Mos i digjni koleget kot,lerini ti djegin te tjeret o enkeled

    Përgjigju
  • Genti: 24/03/2023 16:19

    Imsgjino sa keq jane ke kane propozuar per Tiranen....po mori Bejko me shume se 200 vota e heq koken

    Përgjigju
  • Kistra: 24/03/2023 15:19

    Keta te Alibeajt me kujtojne ate shprehjen:-Qejfi ma ka, por by** s'ma mba!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje