Çupi: Pasoja të rënda nëse ndodh sulm kibernetik ditën e votimit, keni kërkuar fonde shtesë? Sekretari i KQZ: Do marrim certifikatë sigurie

Çupi: Pasoja të rënda nëse ndodh sulm kibernetik ditën e votimit, keni kërkuar fonde shtesë? Sekretari i KQZ: Do marrim certifikatë sigurie

Ylli Merkaj në Komisionin e Ligjeve

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj ka deklaruar sot në komisionin për Çështjet Ligjore se Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve, kishte marrë masa për garantimin e sigurisë për të dhënat e zgjedhësve në 6 bashkitë ku do votohet elektronikisht.

Gjatë dëgjesës publike në Komisionin për Çështjet Ligjore, deputetja e PD-së Dhurata Çupi pyeti sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, nëse institucioni që përfaqësonte kishte marrë masa mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike të cilat mund të ndodhnin edhe ditën e zgjedhjeve në bashkitë ku do të votohet nëpërmjet një procesi elektronik.

“Nuk ju dëgjova të flisnit për masat që keni marrë për garantimin e sistemit elektronik, sepse një sulm kibernetik sic po ndodh në këto muaj, një sulm kibernetik ditën e votimit, do kishte pasoja jashtëzakonsiht të rënda për procesin zgjedhor. A keni kërkuar fonde shtesë për sigurinë kibernetike dhe a i garanton KQZ-së ky buxhet zgjedhje të pakompromentuara?”-pyeti Çupi.

Mes të tjerash, Merkaj sqaroi se fondi për këtë, nuk përcaktohej nga buxheti i vitit 2023 por nga fondi i buxhetit të zgjedhjeve. Ai shtoi se ishin marrë masat që KQZ të bënte të mundur sigurinë e të dhënave të zgjedhësve, duke përballuar sulmet kibernetike të mundshme.

“Në lidhje me kërkesat e votimit elektronik në 6 bashki, janë kërkesa të bëra në buxhetin e zgjedhjeve, nuk ka lidhje me buxhetin e institucionit për vitin 2023. Ne kemi kërkuar që KQZ të pajiset me një ISO për mbrojtje nga sulmet kibernetike. Është vënë një fond, KQZ do pajiset me certifikatë për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhjësve në zgjedhje. Dhe më pas do vazhdojmë me procedurat e tjera, për të marrë certifikata të tjera sigurie”- u shpreh Merkaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë