Roboti i dërguar në Mars nga NASA, i cili shënoi zbritjen e tij në planet më 6 gusht, nisi mostrën e parë të gurit nga Marsi.

NASA njofton se guri rezulton si ata të oqeaneve në Tokë, ndërsa roboti i dërguar në Mars po nis ekzaminimet.

Roboti i dërguar në Mars nga NASA, i cili është pagëzuar me emrin “Vagabondi Kureshtar” (Sonda Curiosity), do të testojë aftësitë e tij nëpërmjet ekzaminimit me rreze laser që do i bëjë gurit të zbuluar.

Agjencia Amerikane e hapësirës NASA zbriti në planetin Mars, robotin 1 tonësh, duke përmbushur misionin më të vështirë të ndërmarrë ndonjëherë në kërkim të jetës në një planet tjetër.

(Gre/Shqiptarja.com)