Mësimi është pezulluar në shkollat e bashkuara të komunës së Vithkuqit, Lekasit dhe Moglicës si edhe në fshatin Lavdar duke bërë që rreth 150 nxënës të mos zhvillojnë orët mësimore.
Sipas të dhënave masat janë marë për shkak se shumë nxënës duhet të përshkruajnë distanca të gjata për të shkuar në shkollë.
Ndërsa rreshjet kanë sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike të shumë fshatrave.
Sipas të dhënave akset kryesore të Qarkut të Korëës janë të kalueshme, por në shumicën prej tyre është e domosdoshme përdorimi i zinxhirëve.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)