Dëmshpërblimi, fatura
mbi 250 milionë euro

Dëmshpërblimi, fatura<br />mbi 250 milionë euro
TIRANE- Fatura e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë është e rëndë për shtetin shqiptar, duke parë dhe krizën ku ndodhet dhe punët e shumta që ka përpara qeveria për ringritjen e vendit. Bazuar dhe në përllogaritjet e specialistëve të të përndjekurve rezulton se ajo aktualisht është diku mbi 250 milionë euro, pasi më parë ka qënë mbi 350 milionë por me shpërndarjen sipas kësteve vit pas viti këto 20 vite, fatura ra me 100 milionë euro.

Të përndjekurit kanë dhënë disa variante për likujdimin e kësaj fature, duke kërkuar rrugë të tilla siç është mbledhja rigoroze e taksave dhe kursimet e forta të shtetit shqiptar. Të gjitha shoqatat e ish-të përndjekurve e të burgosurve politike që përfaqësojnë rreth 21 mijë ish-të përndjekur që kanë marrë këstin e parë dhe të dytë si dhe të pushkatuarit pa gjyq, që mund të jenë 3-4 mijë vetë, konvergojnë në një pikë: shteti të zgjidhë patjetër çështjen e tyre të dëmshpërblimit dhe këtë e ka plotësisht të mundur vetëm duke zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin.

Mbështetur në këtë qëndrim ata kanë kërkuar që Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financës të vazhdojnë pa ndërprerje shpërndarjen e dëmshpërblimit pa u bërë pjesë e burokratizimit apo politizimit për të plotësuar këtë detyrim ligjor ndaj kësaj shtrese të vuajtur, shtypur dhe të diskriminuar gjatë diktaturës komuniste. Njëherësh një ndër prioritet që kërkojnë shoqatat e të përndjekurve politike është strategjia përmes të cilës Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me agjencinë kundër torturës, të gjejne vendndodhjen e eshtrave të vrarëve pa gjyq nga komunizmi. Nga statistikat shtetërore janë 4500 të vrarë, me dhe pa gjyq.
 
Premtimi i Ramës
Kryeministri Edi Rama ka premtuar gjatë fushatës elektorale një skemë të re dëmshpërblimi për të përndjekurit politikë. Sipas kësaj skeme, në vitin e parë të qeverisjes do të dëmshpërblehen të gjithë ish të burgosurit, gra mbi 70 vjeç, burra mbi 75 vjeç dhe brenda 2 viteve në vijim, do dëmshpërblehet pjesa tjetër e ish të burgosurve politikë. Ndërsa në dy vitet e tjera, do vijojë dëmshpërblimi i trashgimtarëve të pushkatuarve dhe ish të burgosurve politikë. Të gjithë ish të përndjekurit që disponojnë letra me vlerë, gjatë dëmshpërblimit nuk do u zbritet shuma në vlerën nominale të tyre, por vetëm vlera reale e tregut ose do u jepet mundësi reale për t’i përdorur në privatizime apo transaksione të ngjashme.

Të gjithë ish të përndjekurve, që kanë privatizuar shtëpi, nuk do u zbritet vlera aktuale e tregut për shtëpitë, por vetëm vlera reale e tregut në vitin 1992, i cili është dhe viti i privatizimeve masive të ish banesave shtetërore.
Ndërsa të gjitha shërbimet publike për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti. Do të krijohen azile të veçanta për ata Ish të Përndjekur, që nuk kanë asnjë të afërm që mund të kujdeset për ta. Premtohet një institucion europian i kujtesës historike që do dokumentojë e bëjë të aksesueshme për publikun historinë e persekucionit nën regjimin komunist dhe do bëhet ngritja e varrezave monumentale për të gjithë ata që u pushkatuan nga regjimi komunist si dhe do krijohen të gjitha lehtësitë për gjetjen e eshtrave të atyre që u pushkatuan pa gjyq.
 
Premtimet
“Do të rishikojmë tekstet e historisë me një këndvështrim realist përsa i përket veprës dhe vlerave të të përndjekurve politikë.
Do bëjmë hapa konkretë në dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare sipas modeleve më të mirë të vendeve ish komuniste të Europës lindore duke përfshirë edhe dënimin i figurës së ish diktatorit”.
 
Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani

Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani