PRISHTINË - Persona të panjohur kanë dëmtuar lapidarin e UÇK-së, që gjendet ndanë rrugës Doganaj-Shtërpcë në afërsi të fshatit Brod të kësaj komune në Kosovë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës, ndërsa hetimet e para kanë treguar se bëhet fjalë për dëme materiale.

"Janë thyer tre poça elektrikë-abazhur dhe janë hequr dy flamujt e Shqipërisë, të cilët kanë qenë të vendosur në mbajtëse druri, ndërsa njëri është dëmtuar tërësisht", ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë togeri Agim Gashi, transmeton Express.
 
Bëhet e ditur se veç këtyre dëmeve aty është vjedhur edhe një copë nga topi, masa e të cilit ka qenë prej metali. Mësohet se me këtë rast po merret njësiti i hetimeve të stacionit policor të Shtërpcës dhe për momentin nuk ka të dyshuar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)