Reali i Madridit ka marrë një goditje të rëndë, pasi nuk do të ketë në dispozicion të paktën për 15 ditë yllin portugez, Ronaldo.
Pas ekzaminimeve mjekësore ka rezultuar se portugezi ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës.
Sulmuesi u dëmtua para dy javësh në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve përballë ekipit të Dortmundit në Spanjë, por drejtuesit theksuan se ishte diçka e lehtë që nuk e shqetësonte portugezin.
Për të mos rrezikuar, Ancelotti e la jashtë formacionit sulmuesin për ndeshjen me Sociedad dhe Dortmundin në kthim,megjithatë kaq nuk mjaftoi, pasi portugezi do plotësojë një muaj fiks. Kjo do të thotë se do të humbë disa ndeshje të rëndësishme.
Kështu më 12 Prill ,Reali pret Almerian, ndërsa më 16 Prill luan me Barcelonën finalen e Kupës së Mbretit, në 22 apo në 23 Prill gjysmëfinalen e parë të Champions-it. Ndeshje ku sipas të gjitha gjasave do të mungojë Cristiano Ronaldo.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com