Dënohet me 8 muaj burg, maniaku i
Kodrave të Liqenit, makthi i femrave
Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 8 muaj burg Arian Bakirin, maniaku i cili ishte kthyer në makth të vajzave që shëtisnin nga Kodrat e Liqenit në Tiranë.
Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 8 muaj burg Arian Bakirin, maniaku i cili ishte kthyer në makth të vajzave që shëtisnin nga Kodrat e Liqenit në Tiranë. Ngjarja e paprecedentë është shënuar në 16 qershor të 2015, ku rreth orës 20:00 janë paraqitur në komisariatin nr.1 shtetaset M.B. dhe D.F. të cilat kanë kallëzuar se, rreth orës 17:30, kanë dalë me njëra-tjetrën nga kodrat e Liqenit Artificial për të bërë vrap.
Ndërsa ato po bënin ecje të lirë, në afërsi të vendit të quajtur “Varrezat“, u ka dalë nga një shkurre një person, i cili ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra të bardha, në krahë mbante një çantë dhe në dorë kishte disa rroba. Ky person rezulton të jetë Arian Bakiri. Në në mënyrë të përsëritur ky person ka ulur dhe ngritur pantallonat duke u treguar kallëzueseve organin gjenital . M. B. dhe D.F. janë larguar me vrap dhe, pasi kanë vrapuar disa metra, kanë kthyer kokën dhe kanë parë që ai po i ndiqte nga pas.
Në këtë kohë ato janë larguar në drejtim të shkollës “Ëillson” dhe kanë telefonuar në numrin 129. Pasi kanë shkuar shërbimet e policisë ata janë kthyer bashkë dhe kallëzueset kanë parë të pandehurin që kishte ndërruar pantallonat dhe kishte veshur një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu dhe po bënte stërvitje pranë Kishës Katolike.
Kallëzueset deklaruan se i pandehuri ka kryer veprime te tilla edhe në dy raste të mëparshme. Shtetasja Dh.F. deklaroi se, për rastin e ndodhur përpara një jave, ajo ka vënë në dijeni mamanë e saj e cila i ka thënë se nëse do përsëritej prapë një situatë e tillë të njoftonte policinë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45