Dënohet "Bad boy" Barton"!
mesfushori pezullohet 12 ndeshje

Dënohet "Bad boy" Barton"! <br />mesfushori pezullohet 12 ndeshje
Pasi ka luftuar me mish e me shpirt, edhe me goditje të palejuara për të mos lejuar manchester Cirty të shpallet kampion, Joey Barton ka marrë një goditje shembullore nga Disiplina e Federatës angleze të futbollit.

Kapiteni i Queens Park Rangers, Joey Barton është pezulluar me 12 ndeshje dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 75 mijë Paundësh për sjelljen e tij të pahijshme në ndeshjen kundër Manchester City, që kulmoi me agresionin ndaj isa lojtarëve.

Barton, është përjashtuar nga ndeshja e javës së fundit të këtij sezoni në Premier League këtë sezon pasi kishte goditur me bërryl në kokë kundërshtarin argjentinas Carlos Tevez. Ai pastaj goditi me gju në shpinë edhe sulmuesin tjetër të Manchester City, Sergio Agueron.

Sipas ueb-faqes së internetit të Federatës së Futbollit të Anglisë, Barton u akuzua më pas edhe për një konflikt me një lojtar të tretë të “Citizens”, mbrojtësin Vincent Kompany.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, autoritetet identifikojnë trupat e djegur

Rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, autoritetet identifikojnë trupat e djegur