LONDËR - Një i ri shqiptar i arrestuar në flagrancë me 7 kg kokainë, ka marrë dënimin prej 7 vitesh burg në Angli. Gjykata e Chester në Angli dënoi 29-vjeçarin shqiptar Elis Hyseni i cili është arrestuar në flagrancë me 7 kg kokainë të pastër me vlerë tregu afro 740.000 paund.
Hyseni është arrestuar nga policia nëntorin e vitit të shkuar, teksa udhëtonte me një mjet “Mercedez Benz” nga Londra në veri të Anglisë, zonë për të cilën ishte destinuar dhe kokaina e fshehur në automjet.
Gjykatësi Roger Dutton, vendosi dënimin me 7 vite burgim për Elis Hysenin pasi ky i fundit pranoi posedimin e lëndës narkotike, dhe nga hetimet rezultoi se i riu shqiptar kryente rolin e transportuesit.
Pas dënimit me 7 vite burgim për trafik dhe shpëndarje kokaine, Elis Hyseni pritet të ekstradohet për të vuajtur dënimin në shqipëri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com