Dëshira Subashi fiton betejën
në gjyq, përfiton 37 paga mujore

Dëshira Subashi fiton betejën<br />në gjyq, përfiton 37 paga mujore
Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të dëmshpërblejë me 37 paga mujore ish-nënkryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi. 

Tre vite më parë Subashi i është drejtuar me një padi gjykatës administrative të Tiranës, duke kërkuar nga KLD që ta rikthente në vendin e punës ku ka qënë, si gjyqtare e Apelit Tiranë.  
 
Vendimi për dëmshpërblimin e ish-qjyqtares Subashi është marrë nga gjyqtari Bari Shyti, i cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Subashit, duke dëmshpërblyer atë me 37 paga mujore.

Sipas vendimit të gjykatës Subashi do paguhet nga buxheti financiar i KLD, për periudhën kur ajo duhet të ishte anëtare e KQZ. Dhe më konkretisht pagesat mujore duhet të fillojnë nga 1 janari 2013 deri në 30 janar 2016, kohë kjo kur Dëshira Subashit i përfundonte mandati si anëtare e KQZ.

Disa ditë më parë, po kjo gjykatë dëmshpërbleu me 56 paga mujore ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg