Daçiç: Fletëvotime pa shenjat
e Kosovës ose s'vemë në zgjedhje

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se Qeveria e Serbisë nuk do t'i ftojë serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhje, nëse në fletëvotime janë shenjat e Republikës së Kosovës.

Daçiç u shpjegua edhe për deklaratën e një dite më parë, lidhur me ndërrimet e fuksionarëve në Kosovë, që i emëron Qeveria e Serbisë.

“Kur dje kam folur për atë se askush nuk mund të kryejë funksion shtetëror, nuk kam menduar për serbët, të cilët janë të punësuar në shkolla, spitale dhe komuna”, sqaroi  Daçiçi dhe shtoi se “kam folur për ata funksionarë, që i emëron Qeveria e Serbisë”.

Kryeministri Daçiç theksoi se më nuk pret që përfaqësuesit e serbëve nga pjesa veriore e Kosovës, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, të caktuara për 3 nëntor, por ata nuk janë serbët e vetëm që jetojnë atje.

“Politika, e cila nuk e respekton realitetin, nuk ka gjasë për sukses”, u shpreh Daçiç, duke shtuar se, “nuk do të jem kryeministër, i cili do të udhëheqë lufta paraprakisht të humbura”.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti