Daçiç: Kisha Serbe vepron
si në kohën e inkuizicionit

Daçiç: Kisha Serbe vepron <br />si në kohën e inkuizicionit
BEOGRAD - Deklaratat e sotshme të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët në një miting u shprehën kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, nga kryeministri serb, Ivica Daçiç janë cilësuar si të papërshtatshme ndaj shtetit serb. Sipas tij, kisha dhe qeveria kanë detyra krejtësisht të ndara në vend.

“Ndonjëherë pyes veten, se çfarë është me të vërtetë perëndia”, tha Daçiç në një deklaratë, që ia dha agjencisë “Beta” nga SHBA-ja, ku gjendet për një vizitë zyrtare.

Daçiç tha se askush nuk është kundër, që Kisha Ortodokse Serbe shpreh mendimin e saj në lidhje me veprimet e qeverisë, por, sipas tij, kjo nuk është e ligjshme për Kishën, pasi shpreh kërcënime të hapura për autoritetet.

“Askush nuk e konteston të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe dhe kushdo tjetër që nxjerr në pah pikëpamjet e tyre, por askush nuk ka të drejtë të kërcënojë askënd dhe të sillet si në inkuizicion”, tha kryeministri.

Daçiç tha se "ky është shekulli i 21-të i Serbisë. Duam që Serbia të shkojë përpara dhe të mbrojmë popullin serb, kudo që ai jeton”.


Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet