Daçiç: Kosova do karrige
në OKB? Të na japë diçka

Daçiç: Kosova do karrige <br />në OKB? Të na japë diçka
SERBI - Kryeministri i Serbisë, Ivicia Daçiç ka bërë me dije se Serbia mund të bisedojë rreth karriges për Kosovën në OKB, por në këtë rast edhe Prishtina duhet të japë diçka, transmeton B92.

“Mund të bisedojmë për çdo gjë. Ne kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse, por që kjo të arrihet duhet të jepet diçka”, u shpreh kryeministri serb para gazetarëve në Pallatin e Drejtësisë dhe më pas shtroi pyetjen: “Çfarë mendojnë ata, që ne duhet të japim çdo gjë?”

Kryeministri serb tha se Serbia është për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por nëse kjo nuk dëshirohet, atëherë nuk mund të bisedojmë për karrigen në Kombet e Bashkuara.Daçiç deklaroi se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromise, por në këtë rast të dy palët duhet të jenë të gatshme për koncesione.

“Ata po na bëjnë presion përmes Bashkimit Europian, ndërsa ne nuk i lëmë në Kombet e Bashkuara. E çfarë, a duhet kështu të shtyhemi me vite?” pyeti Kryeministri serb.

Më tej Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se rezolutën serbe për Kosovën ia ka dorëzuar përfaqësuese së lartë të BE Catherin Ashton, duke shtuar se Hashim Thaçi nuk mund të vendosë se çfarë do të bisedohet në takim, njofton Tanjug. Daçiç ka theksuar se edhe vetë Ashton ka thënë se do të fillojnë bisedimet për paralelizmin e institucioneve dhe veçantinë e serbëve, tema që përfshihen në rezolutë.

"Këto tema nuk mund të evitohen", ka theksuar Daçiç.

Kryeministri serb ka thënë se temat e raundit të ri të dialogut më 17 janar do të jenë zgjidhja për funksionimin e vendkalimeve dhe analiza e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit