Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron se formimi i ushtrisë së Kosovës është një tjetër faktor që cënon stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Ministri serb u shpreh se Prishtina zyrtare nuk mundet që të formojë ushtrinë pa votën e Listës Serbe, parti në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa ka mohuar edhe faktin se një temë e tillë mund të diskutohet në Bruksel, pasi sipas tij rezoluta 1244 thotë se në Kosovë nuk mund të ketë forca tjera përpos KFOR-it.
Dy vendet vitin 2017 e kanë nisur me tension pas provokimit të Serbisë me tentativën për futjen e trenit ilegal dhe ndalimit të Haradinajt në Francë bazuar te urdhër arresti i vjetër i Beogradit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com