Daçiç letër Ban Ki-moon: Kosova
nuk hyn në UNESCO, s'është shtet

Daçiç letër Ban Ki-moon: Kosova<br />nuk hyn në UNESCO, s'është shtet
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka shkruar letër sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Agjencinë e OKB-së për Arsim Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.

Në letër Daçiç ka theksuar se kjo është e papranueshme për Serbinë,për shkak se Kosova nuk mund të konsiderohet si një shtet.

Në letrën që gazeta serbe Tanjug ka siguruar nga Ministria e Puënve të Jashtme, nga Daçiç shkruhet se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj lidhur me statusin e krahinës së Kosovës (siç e quan Serbia), ndonëse ai vazhdimisht përballet me përpjekjet e Prishtinës për të marrë pjesë në aktivitetet e organizatave ndërkombëtare jashtë kontekstit të marrëveshjes për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal.

Kjo përpjekje është diçka e papranueshme për Serbinë ka thënë ministri, duke e përmendur shembullin e fundit, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
“Kosova, si një territor i rregulluar me rezolutën e vlefshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999, e i administruar nga Kombet e Bashkuara, në kontekst nuk mund të konsiderohet si një shtet në të drejtën ndërkombëtare, dhe si rezultat i kësaj nuk mund të kualifikohet për pranim në UNESCO”, është shprehur Daçiç në letër.

Ai ka deklaruar se në këtë drejtim, çdo shqyrtim i mundësisë për anëtarësim të Kosovës në këtë agjenci, do të përbënte mospërfillje ose shkelje të rregullave ligjore të shkruara nën patronazhin e OKB-së, në mënyrë që të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. /Express/
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës