Daçiç: Mos humbisni pozicionet, me
kohën Serbia po humb dhe Kosovën

Daçiç: Mos humbisni pozicionet, me <br />kohën Serbia po humb dhe Kosovën
Nëse nuk e ndalon rënien e pozicioneve të saja në procesin e negociatave, Serbia do ta humbasë Kosovën. I këtij mendimi është kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç i cili ka gjetur rastin të tërheqë vërejtjen kundër izolimit të Serbisë.

“Kundër Thaçit kam luftuar dhe po të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, sigurisht se edhe do të fitoja. Nga viti në vit, duke humbur kohën, Serbia ngadalë po e humb Kosovën", u shpreh Daçiç.

Më tutje ai nuk hezitoi të bëjë krahasime edhe me Greqinë për të treguar se është i ndërgjegjshëm për çka po ndodh. "Mund të sillemi si Greqia dhe të themi se Konstandinopoja është kryeqytet grek, por ajo nuk është më, ndërsa ata flasin për këtë prej 100 vitesh”, theksoi Daçiç në një intervistë për televizionin shtetëror serb.

Menjëherë pas takimit me homologun kosovar Hashim Thaçi, Daçiç vlerëson se platforma për bisedime mbi Kosovën duhet të jetë fleksibile dhe t’i përgjigjet rrethanave në të cilën gjendet Serbia.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës