Daçiç: Mospranimi i marrëveshjes
pasoja katastrofale për Serbinë

Daçiç: Mospranimi i marrëveshjes<br />pasoja katastrofale për Serbinë
Mospranimi i marrëveshjes do të kishte pasoja katastrofale për Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë Ivica Dacic për mediat serbe. Ai ka ftuar serbët e Kosovës ta pranojnë marrëveshjen dhe të bëhen pjesë e zbatimit të saj, ndërsa ka shtuar se shumica e qytetarëve në Serbi është kundër mbajtjes së referendumit. Dacic ka thënë se Serbia i ka provuar të gjitha në Kosovë: edhe me të mirë edhe me dhunë, por nuk ia ka dalë asnjëherë.

Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic është kundër mbajtjes së referendumit për çështjen e marrëveshjes së arritur me Kosovën. Ai ka deklaruar për mediat serbe se shumica e qytetarëve në Serbi mendojnë ndryshe nga ata që po kundërshtojnë marrëveshjen.

Dacic ka thënë se ata që po kundërshtojnë marrëveshjen dhe po kërkojnë referendum duhet ta dinë se shumica mendon ndryshe, prandaj edhe ata duhet t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës dhe të bëhen pjesë e zbatimit të marrëveshjes.

Parimisht ka thënë Dacic ai nuk është për referendum, por as kundër, ndërsa ka theksuar se në rast se populli me referendum deklarohet kundër marrëveshjes, atëherë për pasojë duhet të bie Qeveria.

"Marrëveshja nuk është ideale, por sidoqoftë, ajo duhet të pranohet unanimisht", ka thënë Dacic, siç transmeton RTK.

Ai ka deklaruar se së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksandar Vucic do të bisedojë përsëri nesër me serbët e veriut të Kosovës.

Sidoqoftë, është shprehur Dacic është mirë që referendumi të shmangët, sepse, mbajtja e tij mund të krijojë ndarje të thella në Serbi.

Referendumi bart me vete pasoja të rrezikshme si për ata që do ta pranonin si për ata që janë kundër marrëveshjes së Brukselit.

Dacic, ndërkaq, ka ftuar serbët e veriut të mos vajtojnë më.

“I ftoj të gjithë serbët ta kuptojnë faktin se të gjitha i kemi provuar në këtë jetë në rastin e Kosovës: edhe me të mirë edhe me dhunë, por me as njërën e as tjetrën nuk ia kemi dalë. Prandaj, tani kërkohet më shumë mençuri për ta vendosur Serbinë në një pozicion të ri në botë”.

Mospranimi i marrëveshjes sipas fjalëve të kryeministrit serb Ivica Dacic do të kishte pasoja katastrofale për Serbinë.

Marrë nga gazeta Express
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi