Me këtë akuzë Daçiç ka kërkuar që Kosova mos shpërblehet me pranimin në UNESCO.
“Kosova ka shkatërruar monumentet e trashëgimisë kulturo-historike. Në territorin e Kosovës e Metohisë shënjestër sulmesh kanë qenë 236 kisha, manastire e objekte të tjera në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe monumente kulturo-historike”- u shpreh Dacic gjatë fjalës në samitin e nivelit të lartë me temë “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore – imperativ i njerëzimit”.
Sipas tij UNESCO nuk duhet ta pranojë Kosovën në këtë organizatë që ka si qëllim promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe jo shkëtërrimin siç ka bërë Kosova.
“Pikërisht duke pasur për bazë rolin primar të UNESCO-s, si një organizatë që ka për qëllim e synim promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, Serbia po bënë luftë diplomatike në mënyrë që aktet e shkatërrimit të qëllimshëm, sistematik dhe vandalist të trashëgimisë kulturore e historike në Kosovë e Metohi”- përfundoi Dacic.
Ministri serb theksoi se vandalizimi i veprave historike e tregojnë faktet pasi sipas tij gjatë një perjudhe të shkurtër janë shkatërruar 174 objekte fetare, 33 monumente kulturo-historike, si dhe janë vjedhur mbi 10 mijë ikona.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)