Daçiç: Nuk do të njohim
pavarësinë e Kosovës

Daçiç: Nuk do të njohim <br />pavarësinë e Kosovës
SERBI - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se nesër në Bruksel nuk do të bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Absolutisht është e pamundur që Serbia të njohë pavarësinë e shpallur kështu të Kosovës”, ka theksuar Daçiç, duke shtuar se Thaçi “mund të deklarojë çfarë të dojë. Nuk kemi asgjë kundër që të bisedohet për normalizim total dhe të përgjithshëm të marrëdhënieve, por kjo nënkupton marrëveshje me Serbinë dhe kompromis", ka thënë Daçiç.

Sipas tij është me rëndësi që këtë dialog BE e zhvillon në mënyrë neutrale dhe se nuk ka detyrim se çfarë duhet të bëjë Serbia nëse do ta marrë datën për bisedime me BE për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

"Ne e kemi iniciativën, propozojmë dhe dëshirojmë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, por që të zgjidhet këto propozime duhet t’i respektojnë interesat legjitime të serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë", ka theksuar ai duke shtuar se takimi nuk do të jetë mbresëlënës por do të preken shumë tema.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK