BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi sot se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, pa rënien dakord nga ana e serbëve të Kosovës, mund të sjellë pasoja të dëmshme.

"Ne nuk dëshirojmë që ta imponojmë me forcë dhe ta zbatojmë në këtë mënyrë marrëveshjen", tha Daçiç për gazetarët, pas takimit me një delegacion të serbëve të Kosovës.
"Qeveria e Serbisë i qëndron vendimit të saj dhe në interes të Serbisë është që marrëveshja të realizohet", theksoi ai.

Daçiç vlerësoi se bisedimet me delegacionin e serbëve të Kosovës ishin korrekte dhe se zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet në interes të njerëzve të thjeshtë, të cilët kanë vendet e punës dhe jetën e tyre në Kosovë.

(ad.ti/shqiptarja.com)