Daçiç: Plani për Zbatimin e
Marrëveshjes, brenda 10 ditësh

Daçiç: Plani për Zbatimin e <br />Marrëveshjes, brenda 10 ditësh
BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka shfaqur besimin se plani për zbatimin e marrëveshjes mbi normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës do të kryhet për 7-10 ditë.

Në një deklaratë për gazetën serbe ‘Veçernje Novosti’, të cilës i referohet "Koha Ditore", ai ka thënë se “është i sigurt se në gjysmën e dytë të qershorit do të jetë plotësisht e qartë se Serbia do të nisë bisedimet për anëtarësim në BE”.

“Ne si shtet e kemi merituar këtë plotësisht. Kemi bërë gjithçka është e mundur dhe që është dashur. Presim vetëm lajme të mira nga Brukseli, ndërsa besoj fuqishëm se Serbia edhe në të ardhmen do të jetë lajm pozitiv në botë”, ka thënë Daçiç.

Ai ka thënë se pret që serbët në Kosovë si ata në jug, ashtu edhe në veri, në ditët e ardhshme do ta pranojnë realitetin, se marrëveshja e arritur në Bruksel është në interesin më të madh të tyre.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari