Siç transmeton "Ora info", Daçiç u ka thënë sot gazetarëve në Guçë se nuk ekziston afat për arritjen e marrëveshjes për telekomunikacion, por, sipas tij, pasi që ky është njëri nga kushtet i cili në muajit e ardhshëm do të jetë para Beogradit dhe Prishtinës, është mirë që të përfundohet sa më parë.
“Po punojnë për këtë, por marrëveshje ende nuk ka, sepse energjetika dhe telekomunikacioni janë të lidhura ngushtë... Ne dëshirojmë që Prishtina të lëshojë pe në këtë çështje, ndërsa ne do të mund ta bënim këtë në një fushë tjetër. Megjithatë, ata kërkojnë që Beogradi të bëjë lëshime në të gjitha çështjet”, ka thënë Daçiç.
Në pyetjen se a do të dalin serbët në zgjedhje me listë të përbashkët në zgjedhjet lokale në Kosovës, Daçiç ka thënë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)