Trajkoviç është deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para pak ditwsh u bëri thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që të dalin në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 3 nëntor.
Mediat serbe kanë shkruar se Daçiç, e ka shkarkuar Trajkoviçin nga detyra e kreut të këtij institucioni dhe në vend të saj ka emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit, doktorin Aleks Andrejeviq.
Analisti politik dhe njohës i rrethanave në Kosovë, Dusan Janjiç vlerësoi se shkarkimi i Rada Trajkoviçit është i ndërlidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë, por me “shpalosjen e politikës së re”.
Ndërsa, dje drejtoresha e deritashme e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë i ka thënë agjencisë serbe Tanjug, se për vendimin për ndërrimin e saj nga ky post e kishte marrë vesh po dje rreth orës 15 dhe se është “shumë e befasuar”. Megjithatë, siç tha ajo, në “një farë mënyre e ka pritur atë”.
”Informata për shkarkimin tim për mua është befasi, jo edhe aq e madhe sepse, më 1999 socialistët më kishin dëbuar fare nga puna, kur mbeta edhe pa rrogë deri me ardhjen e Zoran Gjingjiçit. Ky shkarkim vetëm sa tregon kontinuitetin e politikës nga Millosheviçi te Daçiç”, ka thënë Trajkoviç.
Sipas fjalëve të saj, nuk ka pasur fare ndonjë paralajmërim për këtë vendim nga ana e Qeverisë së Serbisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)