Daçiç: Sulmet në veri të Kosovës
kërcënim ndaj votuesve serbë

Daçiç: Sulmet në veri të Kosovës<br />kërcënim ndaj votuesve serbë
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se incidentet e fundit në Kosovë paraqesin trysni që serbët të mos dalin në zgjedhjet lokale, dhe ka rekomanduar se këto zgjedhje janë të domosdoshme për ekzistencën e serbëve në Kosovë.

Ky thuajse është vlerësimi i të gjithë zyrtarëve të Beogradit të cilët i dënojnë këto sulme, por nuk thonë hapur se autorë të tyre janë pikërisht pjesëtarët e strukturave të ndryshme ekstremiste e kleronacionaliste serbe të cilët janë kundër marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë e me këtë edhe kundër pjesëmarrjes së serbëve të veriut në zgjedhje dhe përfshirjes së tyre në jetën shoqërore institucionale të shtetit të Kosovës.

Daçiç edhe njëherë ka theksuar se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, pas zgjedhjeve të ardhshme lokale është “arterie” që do të jetë legale dhe ndërlidhje e njohur ndërkombëtare ndërmjet Beogradit e serbëve të Kosovës.

Duke folur në favor të faktit të dalja në zgjedhje dhe formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është e vetmja mënyrë për ekzistencën e serbëve, Daçiç ka thënë se në bisedë edhe me miqtë edhe armiqtë në bashkësinë ndërkombëtare e ka kuptuar se kjo është rrugë e vetme.

Duke folur mbi incidentet e fundit në Kosovë, Daçiç ka thënë se ato janë të ndërlidhura me trysnitë që serbët të mos dalin në zgjedhjet lokale dhe këto janë trysni të koordinuara që vijnë nga Prishtina.

Ai ka thënë se Serbia ka pasur mjaft disfata, se "na duhen fitore për ta marrë pushtetin në komunat serbe" dhe ka porositur se është me rëndësi që të ekzistojë unitet midis udhëheqjes në Serbi dhe serbëve në Kosovë duke përmendur se ka edhe të atillë të cilët më të afërt e kanë bashkëpunimin me Hashim Thaçin.

Daçiç ka paralajmëruar se sot do të udhëtojë në Luksemburg në takimin e parë të Këshillit për zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim-Asociimin dhe ka nënvizuar se ky do të jetë rast që veçmas të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE –së, Catherine Ashton dhe Stefan Fyle, dhe të bisedojë edhe mbi problemet të cilët po e rëndojnë mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Kosovë, midis të cilave, siç ka thënë, janë çështja e regjistrit të votuesve dhe e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin