PRISHTINE, 28 Dhjetor/ATSH/-Lideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka kërkuar të tërhiqet nga funksioni në parti, por një gjë e tillë thuhet se i është refuzuar nga të pranishmit në mbledhjen e kryesisë së LDD-së, dhe me përfaqësuesit e degëve.
"Por, reagimi i anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të degëve ishte i menjëhershëm dhe kategorik. Të gjithë, njëzëri ishin kundër çfarëdo diskutimi për tërheqjen e akademik Nexhat Dacit nga kreu i partisë," thuhet në një komunikatë për medie të LDD-së.
Në këtë takim thuhet se akademik, Nexhat Daci, e ka vlerësuar të pasuksesshëm në segmentet strategjike, duke përmendur kështu skenat e ikjes së qytetarëve të Kosovës, kohëve të fundit.
"Unë i bëjë thirrje rinisë studentore që të jetë e unifikuar dhe bëjë ftesë që rinia të mos shpërngulet e të mos e lëshoj atdheun dhe gjithashtu të mos durojë politikisht. Sepse me mosveprim e kemi shndërruar Universitetin në pjesën më të zymtë tonën," ka thënë Daci në mbledhjen e kryesisë së LDD-së, me përfaqësues të degëve.
Sipas tyre bashkësia ndërkombëtare në Kosovë ka investuar në ndërtimin e shtetit, por ka pasur dështim të plotë në krijimin e shtetit.
"Bashkësia ndërkombëtare duhet t'i japin llogari vendeve të tyre se a janë arsyetu ato mjete të investuara në ndërtimin e një shteti funksional, sepse dështimi më i madh është në sektorin e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik. Andaj ky dështim është i papranueshëm, sepse këta sektor janë udhëhequr dhe mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare. Kërkojmë që viti 2015 të jetë vit i kthimit të shpresës dhe vit i punës për rininë e Kosovës, tjetër rrugë nuk mund të ketë," thuhet në komunikatë./KosovaPress/ /a.g/










