Daçiç: Kosova po rrëshqet
drejt pavarësisë, IBM-ja e keqe

Daçiç: Kosova po rrëshqet<br />drejt pavarësisë, IBM-ja e keqe
BEOGRAD-  Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se marrëveshja për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) me Prishtinën është e keqe dhe se qeveria e Serbisë duhet ta zgjidhë atë me sa më pak dëme.

“Kosova po rrëshqet drejt pavarësisë dhe në këtë arsye këmbëngulim, që çështja e statusit të zgjidhet sa më parë, pra edhe kjo marrëveshje e keqe për integrimin e kufirit, duhet të zgjidhet me sa më pak dëme”, ka thënë kryeministri Daçiq, informon sot Europa e lirë.

Kosova ka zgjidhur statusin e saj në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë, e cila u njoh nga më shumë se 90 shtete. Sot është anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Daçiç ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se tani Serbia është “kthyer në lojë”.

“Ne tani e kemi kthyer Serbinë në lojë, ajo është lojtare, nuk është në tribuna. Ne do të vendosim për Kosovën. Gjithnjë kemi humbur, nuk e kemi të lehtë, por, tani na duhet një politikë e mençur dhe e matur”, ka thënë Daçiç.

Serbia dhe Kosova, përmes kryeministrave të tyre, Daçiç dhe Hashim Thaçi, po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e BE-së. në Bruksel.

Këto bisedime pasojnë dialogun teknik, të zhvilluar për më shumë se një vit, nga i cili rezultuan shtatë marrëveshje, zbatimi i të cilave ka shënuar ngecje, dhe të njëjtat po ridiskutohen në takimet Thaçi-Daçiç.

Një takim i radhës është paralajmëruar për muajin dhjetor. Kosova ka zgjidhur statusin e saj në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë, e cila u njoh nga më shumë se 90 shtete. Sot është anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
(sg/europaelire/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK