BEOGRAD - "Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht harakiri (nga japonishtja vetëvrasje)”, ka thënë kryeministri serb duke nënkuptuar me këtë integrimin e Serbisë para Shqipërisë në BE.
Daçiç ka thënë se nuk ka gjë kundër Shqipërisë, por, “ky vend (Shqipëria) gjithmonë ka qenë sinonim i standardit të dobët jetësor”. Deklaratat janë bërë për Televizionin e Serbisë (RTS), kryeministri, Ivica Daciç i cili ka nënvizuar se hyrja në BE është interes kombëtar e shtetëror i Serbisë.
"Meqë ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse nuk mund të mbijetojmë vetëm – të rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja – dhe sepse nuk mund të kemi të ardhme më të mirë jashtë integrimeve”.- ka thënë Daçiç.
Kryeministri serb duke folur për marrëveshjen e Brukselit tha se është garantuar siguria më e madhe popullatës serbe në veri të Kosovës, dhe garanci më të mëdha nga këto nuk mund të merrte.
Ai vlerësoi se firmosja e marrëveshjes së Brukselit është vendim historik dhe nuk është e saktë se kreu i shtetit e ka shitur Kosovën për shkak të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE. Me nënshkrimin e marrëveshjes "është shpëtuar ajo që ka mund të shpëtohet“.
Daçiç tha se me marrëveshjen e 19 prillit është garantuar siguria më e madhe e mundshme për popullatën serbe në këtë pjesë.
“Kemi marrë garancione nga ata që komandojnë, se ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri. Kjo është hera e parë që kemi marrë kësi garancionesh. Ato na janë dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kurse e pranishme ka qenë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ata janë garantuesit e marrëvëshjes”, ka thënë Daçiç,për televizionin shtetëror serb, RTS.
Sipas tij, ushtria e ardhshme e Kosovës, ose cilido formacion tjetër, nuk do të mund të hyjë “në territorin e katër komunave”.
“Ata mund të hyjnë vetëm me bekimin e KFOR-it, përkatësisht NATO-s dhe atë në raste të katastrofave natyrore dhe me lejen e serbëve. Ne nuk kemi mundur të paramendojmë garancion më të madh”, ka thënë Daçiç.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com