TIRANE - Shqipëria vijon të mos ketë ambasador të saj në Maqedoni. Këtë shqetësim e ka ngritur sërish ditën e sotme Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Arta Dade, e cila u shpreh se situata po ndiqet me shqetësim, por “nuk kemi ambasadorin tonë, i cili të na përfaqësojë në këtë shtet”.

Dade tha se këtë po shqetësim ia ka ngritur edhe Presidentit të Republikës, i cili ende nuk po dekreton emrin e diplomatit që të përfaqësojë Shqipërinë në nivelin më të lartë.

Ndërsa në reagimin zyrtar të lëshuar rreth situatës, Komisionit për Politikën e Jashtme thekson se Maqedonia prej kohësh ka dhënë shenja per cenim te stabilitetit dhe bashkejeteses nderetnike, teksa bëri thirrje për mbrojtje të jetës së qytetarëve.

“Po ndjekim me shqetësim ngjarjet në Kumanovë e shprehim shqetësim të thellë që prej kohësh situata në Maqedoni jep shenja për cënim të stabilitetit dhe bashkëjetesës ndëretnike me pasojë humbjen e jetës së qytetareve të pafajshëm zhvillime që bien ndesh me parimet demokratike të funksionimit të shtetit e shoqërive tona .I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokacioneve e të ruajnë qetësinë. Autoritetet shtetërore të marrin në mbrojtje jetën e qytetarëve e të marrin masa urgjente për stabilizimin e situatës duke analizuar shkaqet e vërteta të tensioneve dhe nxitësit e tyre Si edhe elementët që nxjerrin përfitime prej këtyre situatave. Kjo është në dëm të vetë Maqedonisë e proceseve integruese atje por edhe në dëm të paqes e stabilitetit rajonal.Shprehim ngushëllime të thella e solidaritet të plotë për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur”. /Tema/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)