Menjëherë pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për ambasadorin Gjerman në Tiranë Hoffman ka reaguar edhe kryetarja Arta Dade e cila i ka cilësuar sulmet e tij si famëkeqe e të e papranueshme
Në cilësinë e kryetares së Komisionit të Jashtëm Dade shprehet se sulmet e Berishës për ambasadorin janë tregues i gjendjes së tij të rëndë dhe që kërkon të kthehet tek praktikat e '97
Arta Dade në një reagim për mediat tha se Berisha bëri të njëjtën fgjë me ambasadorin e SHBA dhe kur urdhëroi vrasjet në 21 janar
"Berisha vazhdon të mos ndëshkohet nga drejtësia, duhet ta kishin vënë përpara përgjegjësisë penale"
"Sulmet e Berishes ndaj Ambasadorit të nderuar janë tregues i gjendjes së rënde në të cilën ndodhet ky politikan famëkeq që kthehet e rikthehet tek praktikat e tij të vjetra sikurse në 1996 e 1997 kur sulmonte Ambasadoren e nderuar të SHBA, kur si president çberi shtetin dhe është përgjegjës për humbjen e mbi 3000 jetëve, apo kur sulmoi institucionet përmes grushtit të shtetit në 1998 apo përsëri kur sulmonte Ambasadorin e SHBA kur urdhëroi vrasjet e demonstruesve të paarmatosur e paqësor në 21 janar.
Ambasadorët e nderuar janë përfaqësues të vendeve të tyre, të vendeve që kanë mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt konsolidimit të demokracisë dhe proceseve të integrimit euroatlantik. Ata janë vënë nën sulmet e papranueshme të këtij pasardhesi të praktikave dhe mendësive autoritariste dhe totalitariste të refuzuar prej shqiptarëve, sa herë që ata nuk janë pajtuar me dhunimin që ky personazh i ka berë demokracisë dhe institucioneve të pavarura apo kur ka urdhëruar krime e korrupsion për të cilat vazhdon të mos ndeshkohet nga drejtësia por edhe nga aktorë të rëndësishëm që në bashkëveprim me drejtësinë duhet ta kishin vënë përpara përgjegjësisë penale"-shkruhet në njoftimin e Dades për mediat
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com