Dafina sulmohet sërish në Youtube, dikush do që ajo të “zhduket”
Sipas kompanisë “On Air” e cila ka kontratë me këngëtaren, ky rast do të kaloj nëpërmjet gjykatës. “Rasti i heqjes së videos së Dafinës nga Youtube është duke u hetuar
Ka disa ditë që videoja e këngës më të re “Hajde ma knej” e Dafina Zeqirit është larguar nga kanali zyrtar në Youtube. Dhe kjo ka ngritur dyshime tek bashkëpunuesit e saj duke e dërguar rastin deri te avokatët për të zbuluar fajtorin e heqjes së kësaj videoje. Është thënë se videoja është larguar për shkak të shkeljes së të drejtave autoriale nga producenti i saj Damir Jahic Cekic por një gjë të tillë ai e mohon duke ua hedhur fajin të tjerëve. “Këtu nuk ka të bëjë fare për shkeljen e të drejtave autoriale.
Largimin e videos nga kanali zyrtar ‘Youtube’ e ka bërë dikush me qëllim, dikush që nuk e dëshiron suksesin e Dafinës.
Dikë po pengon fama dhe fansat e shumtë që ka këngëtarja e famshme Dafina. Është një gënjeshtër e madhe ndaj atyre që kanë vënë mbishkrimin ndaj kompanisë time ‘Cekic Betz’ kinse ka larguar këtë video, por jo kjo është vetëm një spekulim. Por me kohë do të zbulohen të gjitha”, ka thënë Cekic për gazetën kosovare “Zëri”. Sipas kompanisë “On Air” e cila ka kontratë me këngëtaren, ky rast do të kaloj nëpërmjet gjykatës. “Rasti i heqjes së videos së Dafinës nga Youtube është duke u hetuar.
Avokatët tanë në Kanada po merren me këtë çështje”, shprehet Kushtrim Morina bashkëthemelues i “On Air” duke shtuar më pas se nuk mund të dyshoj në askënd para kohe dhe se kjo kompani nuk është e autorizuar të merret me çështjet teknike. Dafina aktualisht ndodhet në SHBA dhe me çështjen e kësaj videoje është duke u marr menaxheri i saj Pëllumb Qitaku i cili pohon për masat që janë marrë ndaj këtij rasti.
“Largimi i kësaj videoje nga kanali zyrtar Youtube është bërë nga njerëzit që nuk duan ta shohin Dafinën ku është sot, por jemi duke e hetuar rastin dhe sapo të gjendet fajtori do të dënohet.
Dafina është duke vazhduar punën e saj me projekte të reja dhe vazhdon të mbetet këngëtarja më e kërkuar dhe e adhuruar në trojet shqiptare”, shprehet në fund Pëllumbi.
(J.H/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59