Dafina Zeqiri, bashkëpunim me
të dashurin e pop-starit Rihanna?!

Dafina Zeqiri, bashkëpunim me<br />të dashurin e pop-starit Rihanna?!
Nuk është aspak për t'u habitur që Dafina Zeqiri do të integrohet në tregun botëror të muzikës dhe realisht bukuroshja nga Kosova ka mjaft potencial për t'u bërë vërtet e suksesshme.

Duke i njohur mirë vlerat e vetes, 26-vjeçarja gjithnjë ka synuar të bashkëpunojë me më të mirët. Këtë herë, Duffye ka shënjestruar të dashurin aktual të Rihannës, Travis Scott.

Në një postim në Instagram. Zeqiri e konsideroi reperin si një nga artistët e saj të preferuar dhe e shtoi në listën e personave me të cilët do të donte të punonte. Nuk dihet ende nëse ajo ka tentuar të kontaktojë me Scott apo nëse ka plane konkrete për një bashkëpunim. 

Dafina ka bashkëpunuar edhe më parë me reperë amerikanë, duke përmendur këtu reperin Chinx, që fatkeqësisht është larguar nga jeta.
dafina
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi