Jeta personale e Dafina Zeqirit është me shumë po SHUME rëndësi për fansat e saj, sidoqoftë menaxheri i këngëtares ende nuk i ka konfirmuar zërat që qarkullojnë rreth jetës së saj sentimentale.
Prej kohësh këngëtarja përflitet për një lidhje me një djalosh nga Republika Domenikane të quajtur Jose. Çifti është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por së fundmi thuhet se kanë nisur bashkëjetesën.
Burime pranë këngëtares tregojnë se Dafina dhe Jose kanë vendosur të jetojnë bashkë, madje djaloshi thuhet të ketë vendosur të transferohet në Kosovë, për të qëndruar pranë të dashurës së tij.
Andi, një nga menaxherët e këngëtares, tha për "Bluetooth": "Nëse dikush ju ka dhënë këtë lajm, atëherë nuk do të nevojitej konfirmimi. Nëse ju duhet përgjigje, sinqerisht nuk di t'ju përgjigjem". Menaxheri ka vijuar deklaratën e tij, teksa shprehet se: "Thashetheme dëgjohen çdo ditë, por nuk kemi kohë të japim konfirmim pozitiv apo negativ".
Nuk e dimë si ta interpretojmë një përgjigje të tillë, ama të gjithë duan të dinë më shumë për Dafinën!

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com