Dafina Zeqiri këndon në ditëlindjen e Vali Corleones

Dafina Zeqiri këndon në ditëlindjen e Vali Corleones
Një disko e re që është hapur fundjavën e kaluar në Gjilan të Kosovës ka mbledhur shumë njerëz, por edhe artistë që kënduan aty dhe personazhë publikë.

Mediat online kanë shkruar se  në këtë disko me emrin ‘Meteor’ ka kënduar Dafina Zeqiri por edhe Elita 5. Ndërkohë në po këtë klab Princi Vali Corleone festonte ditëlindjen i rrethuar me femra që kishin veshur bluza me emrin e tij,  ndërsa ai rrinte i ulur në karrigen e punuar ekstra për të.

Por, Dafina ka refuzuar të japë intervistë për mediat që kanë qenë në këtë hapje, madje edhe për pak është kapur keq me djaloshin që fitoi BB6, Arbër Zeka të cilin e ka larguar ndërsa ai donte t’i merrte një intervistë për një program ku ai tashmë punon në RTK. Dafina është dukur mjaft nervoz dhe  është dyshuar se ka  konsumuar shumë pije alkoolike.

(J.H/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron