Dafina Zeqiri: “Veç ti” për një person të veçantë"

Dafina Zeqiri: “Veç ti” për një person të veçantë"
Prej pak ditësh këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar klipin e saj më të fundit “Veç ti”, i cili ka arritur të ketë një numër të lartë klikimesh.

Ajo është shprehur për mediat kosovare se kjo këngë vjen si një dedikim për një person të veçantë të cilin ajo nuk ka dashur ta zbulojë.



“Tekstin e këngës e kam bërë unë në bashkëpunim me Shpat Dedën, ndërsa muzika është realizuar nga Luro.

Jam mjaft e kënaqur nga ky projekt muzikor, nga i cili kam marrë dhe vazhdoj të marr kritika pozitive.



Kënga i kushtohet një personi shumë të veçantë për mua”, ka thënë Zeqiri.

Këngëtarja ka premtuar se viti 2013 do të jetë shpërthyes dhe plot projekte muzikore për fansat e saj.

(xh.k/shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!