Dafina Zeqiri lë Kosovën,
jeta e re e këngëtares në Amerikë
Është e talentuar dhe përherë ka dashur të krijojë potencën që kanë këngëtaret e famshme botërore, qoftë edhe në pamjen e saj. Deri tani ia ka arritur të jetë ndër këngëtaret shqiptare më të kërkuara e më të diskutuara në mediat rozë, por Dafinën duke se kjo gjë
Është e talentuar dhe përherë ka dashur të krijojë potencën që kanë këngëtaret e famshme botërore, qoftë edhe në pamjen e saj. Deri tani ia ka arritur të jetë ndër këngëtaret shqiptare më të kërkuara e më të diskutuara në mediat rozë, por Dafinën duke se kjo gjë nuk e shqetëson dhe aq. Shpesh është akuzuar se gjithçka që ajo bën është thjesht një imitim i Rihannës, po kjo nuk ia ka zbehur aspak popullaritetin apo t’ia ketë pakësuar fansat, përkundrazi.
Është e qartë në synimet e saj dhe e di mirë se çfarë dëshiron e çfarë do që të arrijë në karrierën e saj. Të intervistosh Dafinën nuk është dhe aq e thjeshtë, pasi siç pohon edhe vetë ajo në një bisedë të shkurtër “këtë vit nuk kam dhënë thuajse fare intervista, madje i kam rralluar edhe ato në Kosovë”. Nuk i pëlqen të jap intervista dhe rrallë e lexon ndonjë prej saj, madje as nuk mohon apo pohon thashethemet e shumta që kanë të bëjnë me të.
Një rast është lidhja e përfolur me Dj Blunt për të cilën ajo kurrë nuk ka dhënë një përgjigje as pohuese dhe as mohuese. Megjithatë në këtë bisedë të shkurtër kemi mundur të mësojmë disa të reja për këngëtaren. Të enjten ishte koncerti i saj i fundit në Tiranë, siç pohoi ajo pasi më pas do të largohej përfundimisht nga Kosova, vendi ku ajo jeton. Shkak për këtë largim “larg, shumë larg”, siç e cilësoi Dafina janë disa projekte të reja në tokën e ëndërrave, pikërisht në Amerikë.
Ky largim vjen pas përmbylljes me sukses të koncerteve verore, e po ashtu edhe të këngëve e klipeve të reja. “ Veç këngës që do të dalë tani së shpejti në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1, do të dalë edhe një këngë imja e vetme”, -thotë Dafina. Pas kësaj çdo gjë është gati për t’ia nisur nga Amerika. Këngëtarja është mjaftuar duke thënë vetëm se do të iki nga Kosova por nuk ka dashur të zbulojë asgjë rreth asaj se me kë dhe çfarë bashkëpunimesh do të ketë në Amerikë. Kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur me një buzëqeshje duke thënë vetëm se do të ishin supersurpriza. Ne urojmë shumë që Dafina t’ia dalë në një treg të huaj, pasi prej kohësh ajo po përpiqet të vendosë kontaktet e duhura, të cilat siç shihet tashmë ia ka dalë mbanë t’i sigurojë. Që prej shtatorit jeta e saj do të fokusohet në Amerikë dhe deri në dhjetor siç pohon vetë këngëtarja do të finalizohen projektet për të cilat ajo po shkon. Urojmë t’ia dalë!
Dafi në Tiranë nën shoqërinë e Blerim DestanitMiqësitë dhe flirtet e tij me vajzat e njohura shqiptare janë përfolur përherë në media, po që Blerim Destani dhe Dafina Zeqiri ishin miq këtë me siguri vetë pak njerëz e dinë. E ftuar në Partyn që mbylli xhirimet e filmit “Amsterdam Expres” me regji të Fatmir Koçit, Dafina mori vëmendjen e të gjithëve.
Përfshi këtu edhe atë të Blerim Destanit, me të cilin Dafina kaloi kohën më të gjatë të mbrëmjes bashkë me disa miq të tjerë. Nëse mes tyre ka më shumë se një shoqëri këtë nuk dimë ta themi, pasi Blerimi këmbëngulte që mes tyre ka vetëm një shoqëri të mirë, edhe pse gjestet dhe shikimet mes tyre linin të mendoje për një miqësi më të thellë sesa ajo midis dy artistëve.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
136/3
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagon Berisha: Arrestimi i Ilir Metës vetëm politik, Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarët, u bë me urdhër të tij! Është radha jonë!
21 Tetor, 13:21
-
Me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Burime për Report Tv: Në akuzë për pastrim parash
21 Tetor, 13:12
-
Arrestimi i ish-deputetit të PS, Basha: Mbështesim SPAK! Vetting në politikë, po mbahet peng në Kuvend nga kolegët e Çyrbjas
21 Tetor, 13:03
-
Digjet magazina me lëndë ushqimore për blegtorinë në Lezhë! Nuk ka të lënduar
21 Tetor, 12:56
-
Hapja e grup-kapitujve/ Komisioneri Varhelyi: Mbështetje Shqipërisë në përshpejtimin e reformave, anëtar të BE deri në fund të mandatit të ardhshëm (VIDEO)
21 Tetor, 12:44
-
Arrestimi i Çyrbjes/ Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit! Mister zyrtarët që i shërbyen ish-deputetit të PS, SPAK vijon hetimet për t’i zbuluar
21 Tetor, 12:36
-
Hapet gara për pozicionet vakante të 12 drejtuesve policorë të qarqeve, kandidatët kanë afat deri më 29 tetor për të aplikuar
21 Tetor, 12:34
-
Goli i anuluar tërboi tifozët, 'shpërthen' edhe trajneri i Elbasanit: Ndaj Partizanit na u pa edhe një penallti
21 Tetor, 12:34
-
Rama batuta me pensionistët: Jeni të shtrenjtët e mi, se po i afrohem edhe unë kohës! Indeksimi s’ka lidhje me rritjen, mos dëgjoni analistë e opinionistë, shesin sapunin për djathë!
21 Tetor, 12:26
-
Mundësi ideale ndryshimi! Kujdes në fundjavë, Jorgo Pulla paralajmëron…/ Horoskopi javor 21-27 tetor
21 Tetor, 12:21
-
Çdo ditë pune para 1993 do të njihet edhe nëse nuk është e dokumentuar! Përfitojnë mbi 29 mijë persona që punuan në kooperativë dhe ish ndërmarrjet shtetërore e bujqësore
21 Tetor, 12:19
-
Shkodër/ Kultivonin kanabis dhe e shisnin në doza! 4 të arrestuar, mes tyre edhe organizatori i grupit (EMRAT)
21 Tetor, 12:17