Dafina Zeqiri vjen edhe si shkruese tekstesh

Dafina Zeqiri vjen edhe si shkruese tekstesh
Në fillim të këtij viti këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shprehur se do të vijë gjithnjë plot surpriza për fansat e saj.

Pas publikimit të këngës “Tonight”, Dafina pati një periudhë shkëputjeje nga skena por jo nga muzika.

 

Për pak ditë pritet që Zeqiri të publikojë këngën e saj të re me titull “Your Love”, e cila do të vijë e shoqëruar me klip.

Por e veçanta e këtij krijimi të ri muzikor është se tekstin e këngës e ka shkruar vetë Dafina.

 

Madje ajo është shprehur për mediat kosovare se, “Your Love” nuk do të jetë kënga e vetme e albumit të saj, ku Zeqiri vjen si tekst shkruese, por në projektet e reja këngëtarja do të realizojë edhe muzikën.

Ndërkohë sa i përket jetës personale, Dafina është shprehur se aktualisht nuk është në një lidhje, por sapo të ketë ndonjë ndryshim në jetën e saj ajo do të prononcohet për mediat në çastin e duhur.

(xh.k/shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!