Pas publikimit të këngës “Tonight”, Dafina pati një periudhë shkëputjeje nga skena por jo nga muzika.
Për pak ditë pritet që Zeqiri të publikojë këngën e saj të re me titull “Your Love”, e cila do të vijë e shoqëruar me klip.
Por e veçanta e këtij krijimi të ri muzikor është se tekstin e këngës e ka shkruar vetë Dafina.
Madje ajo është shprehur për mediat kosovare se, “Your Love” nuk do të jetë kënga e vetme e albumit të saj, ku Zeqiri vjen si tekst shkruese, por në projektet e reja këngëtarja do të realizojë edhe muzikën.
Ndërkohë sa i përket jetës personale, Dafina është shprehur se aktualisht nuk është në një lidhje, por sapo të ketë ndonjë ndryshim në jetën e saj ajo do të prononcohet për mediat në çastin e duhur.
(xh.k/shqiptarja.com)