Shqiptarët duket se kanë zbuluar një mënyrë të re për t’u futur në Britani, përmes rrjeteve sociale. Media britanike raporton se emigrantët shqiptarë udhëtojnë deri në portin Cuxhaven, mundohen të futen aty dhe më pas fshihen nëpër kamionë që kalojnë drejt Britanisë.

Nga ana tjetër një ish inspektor i kufijve dhe inspektor i emigracionit ka paralajmëruar se njerëzit mund të humbin jetën në kanalin anglez gjatë përpjekjes për të hyrë në Angli ilegalisht.
 

Deklarata e tij vjen një ditë pasi 18 shqiptarë dhe 2 britanik u shpëtuan ndërsa anija e tyre po fundosej në brigjet e Kent.

John Vine lëshon alarmin se shumë njerëz mund të humbin jetën gjatë tentativës së tyre për të emigruar dhe për tu futur në brigjet britanike.

Sipas të përditshmes është hera e dytë në vetëm 2 javë që shqiptarët kanë tentuar të futen në Britani duke përdorur anije dhe brigjet e Kent-it.

Daily Mail ngre alarmin se portet e Britanisë janë të hapura për njerëz që kryejnë krime apo terroristë. Ndërsa të gjithë emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Gjermani do të kthehen menjëherë mbrapsht.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)