Dajti akuzoi Milkurtin se e ka kthyer çështjen personale me të, ndërsa iu drejtua se nuk është asgjë historia e avionit në Divjakë, sipas tij krahasuar me kërcënimet e tij. Kjo pasi më herët Milkurti ishte njëkohësisht gjyqtar edhe në seancën ndaj pilotit italian dhe trafikantit shqiptar lidhur me avionin e kapur në Divjakë dhe dyshimeve për trafik të lëndëve narkotike.
“Mbaje mend, i ke hapur belanë më të madhe vetes. Mushkonjat nuk janë asgjë. Nuk janë asgjë ato mushkonjat që po diskutojnë, po ta them para gazetarëve, mbaje mend ç’po të them. Ma thonë emrin Tan Dajti, e keni kthyer në çështje personale me mua.” është shprehur Dritan Dajti ndaj gjyqtarit të çështjes Idriz Milkurti.
Menjëherë pas deklaratave të bëra, i pandehuri Dajti është ngritur dhe është larguar nga salla. Në këtë kuadër seanca është shtyrë për në datën 27 maj ku do të thirret edhe avokat për të akuzuarin Dritan Dajti.
I pandehuri Dritaj Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)