“Dua dokumentin e marrjes së armatimit të oficerit të policisë me inicialet G.B., për të provuar nëse pistoleta që oficeri ka dorëzuar për ekspertim ka pasur leje apo jo”, tha Dajti në fjalën e tij, gjatë seancës.
Sipas të pandehurit, Dritan Dajti, “oficeri me inicialet G.B., ka pranuar në seancë që ka qëlluar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertimi i armës së dorëzuar prej tij në prokurori thotë se nuk është qëlluar”.
Gjatë seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Dajti ka deklaruar se, “oficeri me inicialet G.B., ka qëlluar me armë në vendin e ngjarjes në shpatull një person me kapuç. Me vonë mesova se ky person me kapuç ishte Kastriot Feskaj”.
(Në foto: Dritan Dajti në seancën e sotme gjyqësore)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)