1 thelpi hudhër në ditë haje në këtë mënyrë… Hudhra mund të ndryshojë jetën nga Altin Joka

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin Joka i cili foli për hudhrat dhe benefitet ushqimore të saj në organizëm.

”Hudhra ka qenë historikisht e përdorur jo vetëm në mjekësinë popullore, por dhe në atë tradicionale në shumë vende të botës” tha Altini në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se në shekullin e XVIII është përdorur nga mjekët për problemet pulmonare dhe azmatike. Lui Paster gjatë kërkimeve të tij, pa se efekti i hudhrës ishte i ngjashëm me penicilinën. ”Hudhra është një ilaç bimor, një antibiotik natyral, antifugal, antiinflamator, antibakterial” shtoi Altini, duke theksuar se sot fëmijët nuk konsumojnë hudhrën si dikur, gjë që nuk është shumë e mirë.

Por çfarë lëndësh ushqyese përmban hudhra dhe pse është kaq e shëndetshme?

 “Nga 5200 studime dhe artikuj shkencor që ka sot, të dhënat që kemi ne, flasin për 420 elementë që përmban hudhra në trupin e saj. Konsumi i hudhrës në mënyrë të rregullt, është i lidhur me uljen e 5 shkaqeve të humbjes së jetës sot në botë, që janë:  sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, kanceri, infeksionet dhe diabeti. Pra, konsumimi i përditshëm është shumë efikas. Hudhra njihet si një produkt antikancerogjen i fuqishëm nga instituti kundër kancerit në Shtetet e Bashkuara” theksoi Altini.

Hudhra përmban aminoacide bazë, esenciale dhe jo esenciale, si Kisteina që detoksifikon trupin, Arginina që mbështet sistemin kardiovaskular, përmban Glutaminën që ruan sistemin e traktit të zorrëve, përmban Metioninën, Sterininën, Treoninën që ndihmon sistemin imunitar për prodhimin e kolagjenit. Përmban gjithashtu Prolinën, që rigjeneron indet e lëkurës, sikurse një grup antioksidantësh, sulfite apo vajra esencial kaq shumë të vlefshme për organizmin, sikurse kalcium, kalium, fosfor, proteina, fibra, etj. Sipas Altinit ne nuk duhet të largohemi nga hudhra, por duhet t’a përdorim si të parët tanë.

Por si ndihmon hudhra më specifikisht? Sipas studimeve është parë që hudhra është një parandaluese e sëmundjeve të zemrës, parandalon dhe lufton sëmundjen e kancerit të stomakut, të zorrës, të ezofagut, pankreasit apo gjirit, sikurse rigjeneron dhe riparon ADN-në.

”54 % e personave që konsumonin hudhër, u pa se kishin një ulje të kancerit të pankreasit” tha Altini, ndërsa shtoi se hudhra është shumë e mirë për presionin e lartë të gjakut, uljen e infeksioneve, ftohjen, artritin, ulje të kolestorelit dhe normalizimin e diabetit.

Studimet thonë se hudhra ndikon dhe tek flokët, pasi e përdorur si xhel ka një efekt shumë të mirë. Hudhra ndikon në jetëgjatësi dhe lufton parazitët e zorrëve. Hudhra ndikon dhe tek infeksionet e veshit, lufton stafilokokun, arteriosklerozën, sikurse goditjet në tru, gjithashtu pastron dhe mëlçinë.

Por cilat janë disa kombinime të hudhrës? Së pari, e mira është që hudhra të konsumohet e freskët, rekomandohet hudhra e papërpunuar.

“Për kolesterolin dhe trigliceridet, është e mira që të konsumohet dy deri në tre thelpinj hudhër në ditë” tha Altini, e kombinuar me uthullën, mjaltin apo specin pikant, është shumë e mirë për kolesterolin. Ai rekomandon përdorimin e hudhrës natyrale, jo pluhur, pasi është më e freskët, pasi hudhra ka vitaminë C dhe kur bëhet pluhur, mund të humbasë vlerat. Sipas Altinit, hudhra duhet shtypur sa futet në gojë, jo të kalohet pa u përtypur duke u shoqëruar me ujë.

Pyetjes së moderatores se si duhet të përzgjedhim hudhrën në treg, Joka i përgjigjet duke thënë “Nëse e nuhasim kokën e hudhrës nuk duhet të vijë erë, po pati erë ka humbur vlerat e saj. Aromat duhet të shpërthejnë pasi ne e qërojmë”  këshillon Altini, duke shtuar se duhet të gjejmë variacionet e vendit, jo të importit. Në fund Joka rekomandoi që hudhra të konsumohet 2-3 thelpinj në ditë dhe jo më shumë. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX0: 04/12/2024 20:18

    Hudhra perdoret rregullisht nga pianecet dhe bejn gjene e duhur,ndersa grate nuk i perdorin thuajse fare dhe bejn gjene e gabuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin