Dajti akuzoi gjyqtarët se janë shkaktarë të zvarritjes së procesit: “Nuk po e zvarris unë procesin, ju po e ktheni në komedi gjyqësore. Gjykata e ka kthyer në komedi gjyqësore procesin ndaj meje”- tha ai.
Në seancën e sotme nuk u paraqitën avokatët Klodian Skënderi dhe Valbona Kotorri të cilët ishin caktuar nga Gjykata për të mbrojtur Dritan Dajtin.
Gjykata caktoi për seancën tjetër avokatët Arjan Dhrami, Vladimir Kurti dhe shtyu seancën për ditën e nesërme në orën 12:00
Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duckollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ta arrestonin të shumë-kërkuarin.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)