Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, gjatë një takim me banorët e zonës së njohur me emërtimin ish-Këneta, apo Durrësi i Ri. Dako u shpreh se përveç sfidës së urbanizimit të kësaj zone, ka edhe një projekt për gjelbërimin e saj.
“Në çdo banesë, bashkia do të mbjellë 2 rrënjë pemë, të cilat brenda 3 vitesh lëshojnë shtat dhe bëhen 15 m të larta. Projekti, i cili do të nisë në janarin e vitit të ardhshëm quhet “Projekti Paulounia” dhe është “Projekti i Jetës i Vangjush Dakos”, u shpreh për banorët kandidati socialist. Më pas, Dako shtjelloi për të pranishmit projektin e tij që synon gjelbërimin e kësaj zone me intensitet të lartë ndërtimi.
Dako:
Përpara dy vitesh, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut hapi një konkurs për të gjithë kryetarët e bashkive të botës, për t’ju dhënë një ide se si do mund të zhvillonin qytetet e tyre. Unë i shkrova dhe i dhashë një ide për zhvillimin e të gjithë zonës informale të cilën kur e shikon nga lart vëren vetëm godina, vetëm objekte.
Mendova që të gjithë këtë zonë ta mbjell me pemë, dhe kur ta vështrosh nga sipër të shikosh vetëm ngjyrën e gjelbër. Po kërkoja ta zhvilloja këtë projekt, por ai kishte një kosto shumë të lartë dhe kërkonte shumë kohë. Megjithse nuk e fitova këtë projekt, që nga ajo kohë mendja ime ka punuar vetëm për realizimin e tij.
Dhe një ditë të bukur takova këtë zonjën italiane, e cila më tha se ne kemi një bimë, një pemë, e cila rritet për 3 vjet dhe arrin 15 m lartësi. I thashë se kam gjetur zgjidhjen e duhur, se unë këtë e kam projektin e jetës sime, duke synuar që të mbjell territorin e zonës informale me këtë pemë. Këtë projekt do ta bëjmë realitet që në fillim të vitit të ardhshëm. Në janar, me një investim prej rreth 100 mijë dollarë, ne do të realizojmë të mbjellim në çdo shtëpi nga 2 pemë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO