DURRËS - Kandidati i Alenacës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, zhvilloi një takim me banorë të zonës së Ishmit, një nga pesë zonat që i’u bashkuan Bashkisë së re të Durrësit pas ndarjes së re administrativo-territoriale.
Duke vlerësuar pasuritë e veçanta bujqësore dhe turistike që mbart kjo zonë, Dako shtjelloi vizionin e tij për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit cilësor me komplekse e resorte pushimi, si dhe sektorit të ri të agroturizmit, duke mbështetur projektet e fermerëve për kultivimin e vreshtave dhe ullinjve.
Dako u zotua se do t’i kushtohet vëmendje zhvillimit të turizmit dhe agroturizmi, duke përkrahur sipërmarrësit turistikë si një mundësi reale e zhvillimit të zonës, me synimin për ta shndërruar Ishmin në një nga vendet turistike më të frekuntuara.
“Do të përkrahim fermërët për të ushtruar veprimtarinë e tyre bujqësore, ndërkohë që do bëjmë të mundur pastrimin e kanaleve vaditëse dhe vënien në funksion të Rezervuarit të Tarinit, me qëllim krijimin e lehtësirave në vaditjen e tokave bujqësore për fermerët e zonës”, theksoi Dako.
Një nga instrumentet e rëndësishëm për lehtësimin e pastrimit dhe vadistjes së tokave bujqësore, është dhe ngritja e institucionit të Inspektoratit të Arave, deklaroi Dako gjatë bashkëbisedimit me banorët e Ishmit.
Ai pohoi se, brenda mandatit të ardhshëm Bashkia do të rikonstruktojë tërësisht rrugët kryesore që lidhin fshatrat me bregdetin, si dhe rrugët mes parcelave të tokave bujqësore të zonës, pasi siç theksoi ai, “pa infastrukturë, s’ka bujqësi”.
“Me projektin tonë për menaxhimin e tokës do t’i japim zgjidhje problemeve të shumta, duke krijuar një komision me ekspertë pranë Bashkisë, i cili do të shkojë fshat më fshat, duke ndihmuar me ekspertizën tonë për t’i dhënë drejtësi dhe për të bërë avokatinë për çdo problematikë që do të kenë banorët e zonës”, - tha Dako.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.7%
-
Gafë
48.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skijatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Pse nuk duhet të hani ushqimin e një dite më parë?
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Ceremoniale për Sportistët/ Rama: KOKSH ka dalluar në rang botëror! Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave! Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40