“Parku i madh Industrial ku do të punësohen mijëra persona do të ketë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv në zonën e Shënavlashit të Rrashbullit “-ka deklaruar kryebashkiaku Vangjush Dako në një takim me banorët e kësaj zone.
Sipas tij në sajë të investimit të fuqishëm kinez që do të fillojë në zonën industriale do të përfitojë Durrësi por edhe i gjithë vendi
”Jo larg nga këtu investitorë të fuqishëm kinezë do të ngrenë një park të madh industrial ku do të punësohen mijëra njerëz dhe nga ky park do të jetë përfitues direkt Shënavlashi dhe fshati Rinia por nga ky park industrial në aspektin ekonomik do të përfitojë jo vetëm Durrësi por edhe e gjithë Shqipëria sepse kjo zonë industriale do të jetë një platformë e fuqishme ekonomike që do të sjellë zhvillim.” – tha kryebashkiaku Dako
Në këtë takim Vangjush Dako është pritur dhe ka bashkëbiseduar me banorë të Shënavlashit që i kanë paraqitur atij problemet kryesore të si uji i pijshëm dhe infrastruktura rrugore.

Foto të tjera
Dako shtoi gjithashtu se në sajë të investimit madhor që do të kryhet nga ndërmarrja e ujësjellësit brenda 14 muajve do të trefishohet sasia e ujit të pijshëm që do të furnizojë Durrësin duke zgjidhur këtë problem edhe në Shënavlash.
Ndërkaq rikonstruksioni i rrugëve të kësaj zone do të kryhet i plotë pasi sic tha dhe kryebashkiaku ashtu siç po punohet në investime madhore që po transformojnë Durrësin sot, ashtu do të punohet me investime serioze që do të transformojnë infrastrukturën edhe në Rrashbull, Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund të Ri pra në të gjithë territorin e Bashkisë së re pa asnjë dallim.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sipas tij në sajë të investimit të fuqishëm kinez që do të fillojë në zonën industriale do të përfitojë Durrësi por edhe i gjithë vendi
”Jo larg nga këtu investitorë të fuqishëm kinezë do të ngrenë një park të madh industrial ku do të punësohen mijëra njerëz dhe nga ky park do të jetë përfitues direkt Shënavlashi dhe fshati Rinia por nga ky park industrial në aspektin ekonomik do të përfitojë jo vetëm Durrësi por edhe e gjithë Shqipëria sepse kjo zonë industriale do të jetë një platformë e fuqishme ekonomike që do të sjellë zhvillim.” – tha kryebashkiaku Dako
Në këtë takim Vangjush Dako është pritur dhe ka bashkëbiseduar me banorë të Shënavlashit që i kanë paraqitur atij problemet kryesore të si uji i pijshëm dhe infrastruktura rrugore.

Foto të tjeraDako shtoi gjithashtu se në sajë të investimit madhor që do të kryhet nga ndërmarrja e ujësjellësit brenda 14 muajve do të trefishohet sasia e ujit të pijshëm që do të furnizojë Durrësin duke zgjidhur këtë problem edhe në Shënavlash.

VIDEO