Dako: Përgjimi i manipuluar nga një mendje e hollë, s'kam folur me Avdylin

Dako: Përgjimi i manipuluar nga një mendje e hollë, s'kam folur me Avdylin

Kryetari i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar që jetë duke folur me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylin. I ftuar në emisionin "Opinion", Dako është shprehur se në përgjimin numër pesë të publikuar nga gazeta gjermane "Bild" nuk është duke folur me Avdylajn, siç pretendohet, ndonëse nuk ka preferuar që të thotë një emër se me kë ka folur.

“Në përgjimin numër pesë unë nuk jam duke folur me Astrit Avdylin tani. Gjejeni ju me kë jam duke folur. Këtë ta sfidoj këtu. Nëse është e vërtetë që po flas me Astrit Avdylajn…Një mendje e hollë e ka manipuluar për të krijuar një lidhje me 5 telefonatat e tjera. Në përgjimin pesë unë nuk jam duke folur me Avdylajn.Në prokurori kam dhënë dëshminë time dhe më kanë pyetur dhëmbë e dhëmballë për cdo gjë.Kanë sekuestruar të gjitha dosjet e Bashkisë në raport me këta. Unë këto i kam dëgjuar nga ju nga mediat nëpërmjet gazetës gjermane. Unë të them nuk jam duke folur me të, të bëj sfidë të hapur. Mund të jetë gabuar prokuroria”, tha Dako.

Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos- (pa datë)
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndjeur, jeni kënaqur?
Vangjush Dako: Hehehehe
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vangjush Dako: Ça bohet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë...
Astrit Avdylaj: Nga je vëlla?
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla...
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit unë po iki në Ishëm te ata çunat
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi, se do ta lëmë më vonë, se jam tani me çunat (Vath Alla)
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga Hipoteka duke pritur Anin (Ani Dyrmishi asokohe drejtor i Hipotekës në Durrës, tani drejtor i Hekurudhave). Ani do të vijë të takojë ty, drejtori apo jo?
Vangjush Dako: Janë aty ata apo?
Astrit Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mua direkt, drejtpërdrejt, live përballë në tavolinë po na dëgjon
Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë...
Astrit Avdylaj: Jo, takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi, do takojm atje, nga dreka se s'bën, të mbarojmë pak punë me Anin këtu se tha do shkoj te bashkia tha ai, po e pres te hipoteka vëllai
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajt, të du fort vëllai jot

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja