Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar pas akuzave të ardhura nga pushuesit kosovarë, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre.
Dako është përgjigjur pas akuzave se bashkia dhe policia e këtij qyteti po i keqtrajton me qëllim pushuesit nga Kosova që vijnë në plazh.
Pavarësisht se pushuesit edhe këtë vit kanë shfaqur ankesa të shumta, Dako apelon që ata të zgjedhin këtë destinacion, duke përmendur edhe faktin se nuk ka asnjë derdhje të ujërave të zeza në det.
“Prej pushuesve nga Kosova kërkojmë mirëkuptim të tyre. Autobusët me pushues nga Kosova nuk do të lejohet të kalojnë në këtë rrugë, por në funksion të tyre janë pesë rrugë paralele, për t’u futur në plazhin e Durrësit.
Gjithçka bëhet për të disiplinuar trafikun e rënduar në këtë zonë dhe për faktin që gjysma e rrugës “Pavarësia” është kthyer në pedonale për vetë pushuesit.
Përjashtim nga ky vendim është bërë për autobusët me turistë të huaj, që janë të prenotuar nga hotelet në plazhin e Durrësit dhe janë lejuar të hyjnë në kundërshtim me tabelat e vendosura për qarkullimin rrugor.
Për të rritur cilësinë e shërbimeve, bashkia këtë vit ka kryer 4 investime rrënjësore në zonën e plazhit", tha kryebashkiaku.
Ai theksoi se në zonë janë bërë investime të rëndësishme. "Është ndërtuar kolektori i ujërave të zeza, është përmirësuar furnizimi me ujë të pijshëm i zonës së plazhit, është ndërtuar pedonalja gjatë verës së fundit.
U bëj thirrje të gjithë pushuesve nga Kosova të vijnë në plazhin e Durrësit dhe të qëndrojnë këtu. Këtë vit në plazh ka risi. Nuk ka asnjë derdhje të ujërave të zeza në det, asnjë papastërti në drejtim të rrjetit nëntokësor, janë të lidhura me kolektorin kryesor.
Furnizimi me ujë është 5 orë në ditë për të gjithë plazhin. Furnizimi me energji është 24 orë në ditë. Rruga “Pavarësia” nga një rrugë për makina u bë në shëtitore për pushuesit në atë zonë. Kemi katër elementë që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e pushuesve”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com