Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në një takim me banorët e lagjes “Sefer Efendiu” bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje në mënyrë që ti tregojmë Europës tha ai se Shqipëria është një vend demokratik. Dako me durrsakët e vjetër siç njihet kjo lagje prezantoi vizionin e tij për 4 vitet e ardhshme duke theksuar ashtu si edhe në çdo takim se do të këtë 3 herë më tepër fonde dhe shërbime për njerëzit në nevojë.
“Ky mandat do të jetë mandati i njerëzve në nevojë”,- tha Dako, duke theksuar se “janë të shumtë njerëzit të cilët kanë problem ekonomike apo pamundësi të tjera, prandaj ne do t’i mbështesim ata duke i ofruar shërbime tre herë më shumë se deri tani dhe fondi për këto familje do të jetë tre herë më lart”.
“Do të vazhdojmë jo vetëm ndërtimin e dhe asfaltimin e rrugëve, jo vetëm me përmirësimin e infrastrukturës, të cilat janë punë të përditëshme tonat, por do të realizojmë një zhvillim të madh për Durrësin për të hapur vende të reja pune, për të zbutur varfërinë dhe për të arritur një perspektivë për këtë qytet”, u shpreh Dako.
Kandidati i majtë për bashkinë e qytetit bregdetar bëri me dije se projektet e tij realizohen vetëm duke votuar një farë kërkese kjo për mbështetje nga ana e Dakos.
/Shqiptarja.com

VIDEO